Foto-ilustrim

UDS kërkon zbritje të çmimit të biletave të autobusit në kohë të provimeve

Organizata studentore ‘Unioni Demokratik Studentore’, përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se kanë bërë kërkesë në Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Ministrinë e Infrastrukturës dhe Ambientit, Sindikata e Autobusëve dhe tek Menahmenti i UP-së që në kohën e provimeve të qershorit studentët të kenë zbritje në biletave të autobusit, pasi që konviktet janë shëndërruar në karantinë.

“Bazuar në këtë situatë, Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” ka njoftuar që provimet do të mbahen fizikisht, por duke marrë parasysh që Qendra e Studentëve tash e një kohë po shfrytëzohet si karantinë për personat që vinë nga shtetet e tjera dhe shumë studentë tjerë banojnë në banesa private, është e domosdoshme që studentët nga i gjithë territori i Kosovës të udhëtojnë për në Prishtinë në mënyrë që t’iu nënshtrohen provimeve!”, thuhet në kërkesë.

Tutje thuhet se në situatën e krijuar nga pandemia CoVid-19 dhe duke marrë për bazë që çmimin i naftës ka rënë, të ulet edhe çmimi i biletave të autobusit.