Udhëzimi administrativ i qeverisë, sa është çmimi i derivateve sot?

Sot çmimi maksimal i lejuar për shitjen e naftës nga pompat e derivateve është 1 euro e 85 cent për litër, për benzinë është 1 euro e 74 cent dhe çmimi maksimal i lejuar për shitjen e gazit është 78 cent.

“Çmimet e lartëcekura vlejnë për datën 27/06/2022 prej orës 10:00 dhe janë valide 24 orë nga data dhe ora e publikimit”, kështu ka njoftuar MINT.

Kjo pas hyrjes në fuqi të Udhëzimit Administrativ për Rregullimin e Çmimeve të Produkteve të Naftës dhe Karburanteve të Ripërtërishme dhe Masat e tjera Mbrojtëse, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.

Udhëzimi i cili mbetet në fuqi për 30 ditë, rendit edhe masat tjera mbrojtëse si detyrimet për ministrinë  përgjegjëse që merret me tregun e naftës, subjektet, shitësit dhe institucionet tjera të cilat janë përgjegjëse për mbikëqyrjen e zbatimit të këtij vendimi.

Sipas ekzekutivit, ky udhëzim, ka për qëllim të mbrojë për fitim për naftëtarët, konsumatorin, konkurrencën dhe të mënjanoj për fitim për naftëtarët, çrregullimin e çmimeve në treg.

Udhëzimi administrativ i qeverisë, naftëtarëve u lejohet fitimi deri në 12 centë për litër