Ushëheqësit e OVL UÇK-së arrijnë në qeveri për takimin me kryeministrin Kurti, Foto: KALLXO.com

Udhëheqësit e OVL UÇK-së arrijnë në qeveri për takimin me Kurtin

Udhëhqesit e Organizatës se Veteranëve të Luftës se Ushtrisë Çlirimtare të Kosoves kanë arritur në Qeverinë e Kosovës.

Ata do të takohen me kryeministrin e vendit, Albin Kurti.

Ky takim është thirrur dje nga Kurti pas një proteste të veteranëve disaorëshe pranë Qeverisë dhe Kuvendit të Kosovës.

Lidhur me këtë takim, Kurti kishte njoftuar dje nga salla e Kuvendit të Kosovës se do të anulojë pjesëmarrjen në forumin e Prespës dhe së bashku me ministrin e Financave, Hekuran Muratin dhe kryesuesin e Komisionit për Buxhet, Armend Muja dhe do t’i takojnë me udhëheqësit e OVL-UÇK-së.

Pas kësaj, një nga këshilltaret e Kurtit, kishte dalur në oborrin e Kuvendit ku ia kishte dorëzuar ftesën UD Kryetarit të OVL UÇK-së, Faton Klinaku.

Protesta e djeshme ishte paralajmëruar nga ana e OVL UÇK, që po kërkojnë tash e sa kohë, që pensioni për veteranët e UÇK-së të përfshihet në Ligjin për paga.

Me 68 vota pro, asnjë kundër dhe gjashtë abstenime, Kuvendi i Kosovës e ka miratuar në parim Projektligjin që i hap rrugë rritjes së pagës minimale në Kosovë.

OVL-UÇK në vazhdimësi kanë kundërshtuar mospërfshirjen e veteranëve në Ligjin për paga.

Udhëheqësit e OVL UÇK-së arrijnë në qeveri për takimin me kryeministrin Kurti, Foto: KALLXO.com
Udhëheqësit e OVL UÇK-së arrijnë në qeveri për takimin me kryeministrin Kurti, Foto: KALLXO.com