Udhëheqësi i republikanëve në Senat, Mitch McConnell viziton Kievin | Foto: Presidenca e Ukrainës

Udhëheqësi i republikanëve në Senat, Mitch McConnell viziton Kievin

Udhëheqësi i pakicës në Senatin amerikan, Mitch McConnell vizitoi Ukrainën në krye të një delegacioni të senatorëve republikanë. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy tha se vizita ishte një sinjal i fuqishëm i mbështetjes dypartiake amerikane për Ukrainën, sipas zyrës presidenciale të Ukrainës.

Ndërkohë, trupat ruse filluan të tërhiqen nga qyteti verilindor i Kharkivit, pas disa javësh luftimesh të ashpra. Ushtria ukrainase tha se trupat ruse po tërhiqen nga qyteti i dytë më i madh i Ukrainës dhe po përqendrohen në mbrojtjen e rrugëve të furnizimit, ndërsa nisin sulmet në rajonin lindor të Donetskut me synimin për të “eliminuar forcat ukrainase dhe shkatërruar fortifikimet”.

Ukraina “duket se ka fituar Betejën e Kharkivit”, tha Instituti për Studimet e Luftës, me qendër në Uashington./VOA