Kryetari i Gjykatës Themelore të Gjakovës, Vaton Durguti - Foto: KALLXO.com

Udhëheqësi i Departamentit Special të Gjykatës së Apelit shtëpinë e tokat në emër të babës

Udhëheqësi i Departamentit Special të Gjykatës së Apelit shtëpinë e tokat në emër të babës

Ish-kryetari i Gjykatës së Gjakovës Vaton Durguti, tani Udhëheqës i Departamentit Special të Gjykatës së Apelit, ka deklaruar pasuri të paluajtshme afër 113 mijë euro, e cila është në pronësi të prindit të tij.

Në pasurinë e paluajtshme të Durgutit hyjnë një një shtëpi në sipërfaqe prej 4 ari, vlera e të cilit arrin shumën prej 80 mijë euro, një tokë punuese me sipërfaqe prej 6.221m2 në vlerë tridhjetë 30 mijë euro dhe një tokë livadh me sipërfaqe prej 931m2 në vlerë 3 mijë euro.

Vlen të theksohet fakti që e gjithë pasuria e paluajtshme është e trashëguar dhe në pronësi të babait të tij.

Ndërsa, pasuria e luajtshme arrin shifrën 10 mijë e 500 euro dhe atë dy vetura, një  Nissan Almera në vlerë prej 2 mijë e 500 euro dhe një Opel Insignia në vlerë prej 8 mijë euro.

Para të gatshme të mbajtura në bankë, Vaton Durguti i ka të deklaruara 25 mijë e 335 euro, përkundër vitit të kaluar që kishte 11 mijë e 170 e shtatëdhjetë euro.

Paga mujore e Durgutit arrin shumën 2 mijë e 200 euro. Përveç kësaj ai merr edhe 1 mijë e 658 euro nga Akademia e Drejtësisë si ligjërues brenda vitit.

Për kundër të hyrave vjetore mbi 28 mijë euro, Durguti ka deklaruar edhe disa detyrime që ka ndaj institucioneve financiare në vlerë prej 5 mijë euro në total.

Ndërsa,paga mujore e bashkëshortes së tij, është 430 euro nga Drejtoria Komunale e Arsimit në Rahovec.

Durguti ka deklaruar edhe pensionet e prindërve.