
Foto: Ilire Zajmi/Facebook
UD udhëheqëses së mediave online në RTK ia thyhet xhami i veturës, rasti raportohet në Polici
Ushtruese së detyrës së udhëheqëses së mediave online në Radio Televizionin e Kosovës, Ilire Zajmit sot i është thyer xhami i veturës.
Ky rast është raportuar edhe në Policinë e Kosovës.
Zajmi gjatë ditës ka bërë një postim në Facebook, ku ka thënë se “Dikujt i pengoi vetura ime, e ia theu xhamin”.
KALLXO.com ka kontaktuar me Zajmin, e cila ka thënë se nuk e ka idenë se pse apo si ka ndodhur kjo ngjarje.
“Sot në mëngjes kur jam nisur për në punë, e kam vërejtur se xhami ishte i thyer. Vetura ime ishte e parkuar nga pasditja e djeshme në trotuarin përballë ndërtesave ku banoj, në lagjen Lakërishte” – ka thënë ajo.
Tutje punëtorja e RTK-së ka thënë se e ka njoftuar Policinë, të cilët Zajmi ka thënë se kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe kanë kryer procedurat e nevojshme.
KALLXO.com ka kontaktuar edhe me këta të fundit dhe është në pritje të përgjigjeve.