Amir Hoxha, Foto: Facebook

U suspendua pasi kërkoi pagesë për shujtat e policëve, Amir Hoxha lë Policinë e Kosovës

Amir Hoxha, zyrtar policor, ka njoftuar se nga sot nuk është më polic i Kosovës.

Hoxha këtë e ka bërë të ditur në profilin e tij në Facbook.

“Zyrtarisht jo më polic”, shkroi ai në Facebook.

 

Amir Hoxha u suspendua pas një postimi të bërë në rrjete sociale ku kërkonte pagesë për shujtat për policët dhe kritikonte deputetët e Kuvendit të Kosovës për shpenzimet me derivate.

Sindikata e Policisë pati thënë se rastet e fundit të suspendimit të policëve kanë qenë shqetësuese për sindikatën dhe se do të kërkojnë sqarim për arsyet e suspendimit.

Ndërsa, Inspektorati i Policisë së Kosovës ka thënë se rasti i suspendimit të policit Amir Hoxha nuk është duke u trajtuar nga ky organ mbikëqyrës i forcave të rendit.