U shpëtuan nga kampi në Siri, 4 fëmijët dhe gruaja arrijnë në Shqipëri

Amar Rasha, Emel Rasha, Hatixhe Rasha nëna e tyre Floresha Rasha dhe Endri Dumani, kanë prekur tokën shqiptare pas shumë vitesh në Siri.

Pamjet e kësaj dite të shënuar për ta, janë transmetuar drejtpërsëdrejti nga Top Channel ku shihen se fëmijët u shoqëruan nga kryeministri Edi Rama.

Pranë aeroportit të Rinasit kanë qenë të pranishëm edhe dhjetëra familjarë të fëmijëve që po prisnin me padurim kthimin e tyre.

Në këtë pritje nuk kanë munguar edhe lotët.

Në një intervistë për gazetarin e TCH, Muhamed Veliu, ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka nuk i ka përmbajtur dot lotët duke thënë se është shumë e emocionuar./Top Channel.