U shërbeu klientëve në ambient të mbyllur, hapet rast ndaj prizrenasit

Policia ka hapur rast në polici ndaj një qytetari në Prizren.

Sipas policisë, i njëjti u kishte shërbyer personave në ambiente të mbyllur, në kundërshtim me vendimet e qeverisë.

I njëjti është intervistuar dhe liruar në procedurë të rregullt.

Si masë mbrojtëse ndaj përhapjes së pandemisë COVID-19, është marrë vendim ku ndalohet shërbimi në ambiente të mbyllura për bizneset e gastronomisë.