U rrëzua nga anija, humb jetën 25-vjeçarja në Vlorë

Një turiste e huaj që po kalonte pushimet në Vlorë ka humbur jetën mëngjesin e së premtes në rrethana tragjike.

Ngjarja ka ndodhur në Portin e Vlorës në momentin që 25-vjeçarja po zbriste nga një anije turistike që ishte e ankoruar.

Raportohet se turistja është përplasur fatalisht në momentin që po zbriste nga anija.

Turistja u dërgua në spital ku është deklaruar më pas e vdekur.

Policia ka arrestuar A. G., 47 vjeç, banues në Vlorë për shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë.

Sipas policisë, 47-vjeçari si punonjës i anijes turistike nuk duhej të lejonte që persona të tjerë të hipnin në anije gjatë kohës që ishte e ankoruar.

Ende nuk dihen rrethana të hollësishme mbi këtë ngjarje ndërsa Prokuroria e Vlorës po kryen veprime të mëtejshme./rtv21.tv