Policia e kosoves

Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com

U rrahën me vegla pune, arrestohen 4 persona në Viti

Policia e Kosovës ka arrestuar 4 persona në fshatin Dobresh të Vitisë të mërkurën, nën dyshimin se janë rrahur mes vete.

Sipas Policisë së Kosovës, të dyshuarit gjatë rrahjes kanë përdorur mjete të forta, si vegla puna.

Po ashtu në këtë rrahje, Policia ka evidentuar edhe përdorimin e një thike.

Të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Ngjarja ka ndodhur të mërkurën rreth orës 17:00.