Ilustrim

U raportua si e zhdukur, gjendet gruaja që braktisi vajzën 1-vjeçare në Prizren

Më 9 nëntor të këtij viti, familjarët e D.G. raportuan në Policinë e Kosovës se personi në fjalë ishte zhdukur.

E njëjta është arritur që të kontaktohet sot nga ana e Policisë, të cilët thanë se D.G. është hasur e shoqëruar nga një burrë me të cilin thuhet se bashkëjetonte që nga data e largimit të saj nga shtëpia e bashkëshortit.

Sipas njoftimit të Policisë, ajo është intervistuar nga ana e hetuesëve ku ka thënë se të gjitha veprimet i ka bërë me vet dëshirë dhe nuk është kanosur apo detyruar nga dikush tjetër.

Për këtë ngjarje janë njoftuar edhe Qendra për Punë Sociale, ku puntori i kësaj qendre ka kontaktuar me D.G. pasi e njëjta në momentin e largimit nga shtëpia e bashkëshortit e kishte lënë të braktisur fëmijën 1-vjeçare.

Policia ka thënë se të gjitha veprimet e ndërmarra lidhur me rastin janë bërë në koordinim me Prokurorin e Shtetit.