Ilustrim

U raportua i zhdukur, gjendet i vdekur në oborrin e një shtëpie

Një person pa shenja jete është gjetë sot në mesditë, në oborrin e një shtëpie në Mitrovicën e Jugut.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës Avni Zahiti ka bërë të ditur për Kallxo.com, se bëhet fjalë për një person rreth gjashtëdhjetë vjet, i cili ditë me parë ishte raportuar si i zhdukur nga familjarët e tij.

“Një person pa shenja jetë është gjetur në oborrin e një shtëpie në Mitrovicë. Personi është burrë rreth të gjashtëdhjetave, i njëjti para disa ditëve është raportuar si zhdukur nga familjaret”, tha Zahti për Kallxo.

Policia kanë dalur në vendin e ngjarjes, përkatësisht afër Liqenit ku është evidentuar trupi i pajetë i një personi.