Ilustrim Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com

U prezantua me kartelë identifikuese të rreme, arrestohet i dyshuari

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një burrë pasi që sipas tyre, gjatë legjitimimit, ka prezantuar një kartelë identifikuese si oficer korrektues, por që sipas Policisë, i njëjti nuk e kishte këtë funksion që nga viti 2013.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar, thuhet në raportin e Policisë.

Rasti raportohet të ketë ndodhur në fshatin Zherovninë të Komunë së Zveçanit, të enjten më 05.09.2024.