U përleshën pas mosmarrëveshjes në trafik, 4 të arrestuar

Katër persona janë arrestuar pasi ishin përleshur mes vete për shkak të një mosmarrëveshjeje në trafik.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Dardania” në Fushë-Kosovë mbrëmë rreth orës 19:45.

Sipas Policisë, si pasojë e përleshjes të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore, për çka u është ofruar tretmani mjekësor.

Me urdhër të prokurorit të dyshuarit dërgohen në mbajtje.

Rasti po trajtohet si lëndim i rëndë trupor.