Agim Bahtiri - Foto: Facebook

U pengua ta përurojë shkollën në Mitrovicë, Agim Bahtiri fajëson 'djalin e vëllait të Kadri Veselit'

Kryetari i Mitrovicës Jugore, Agim Bahtiri, ka reaguar pas një videoje e cila u shpërnda gjatë ditës së sotme ku shihet në pamje se është penguar që ta prejë shiritin e shkollës “Ismail Qemali”.

Për këtë akt, Bahtiri e ka fajësuar ‘grupin e militantëve të PDK-së’, pasi që sipas tij, kjo parti e ka ‘përjetuar rendë aderimin e tij’ nga AKR-ja në Lëvizjen Vetëvendosje.

“Mirëpo, një grup i militantëve të PDK-së që është udhëhequr nga Hylmi Veseli, djali i vëllait të Kadri Veselit, kanë tentuar në mënyrë të dhunshme të më pengojnë në hapjen e shkollës, por që nuk ia kanë arritur. Veselët nuk mund të më ndalin dot, ashtu siç nuk kanë mundur asnjëherë”, ka shkruar Bahtiri.

Hylmi Veseli e ka publikuar videon në profilin e tij në Facebook me mbishkrimin “Shiritin e prejna vet”.

KALLXO.com ka kërkuar komentin e Hylmi Veselit për këtë ngjarje dhe është në pritje të përgjigjes.

“Veprimet banditeskte të këtij grupi të vogël të udhëhequr nga nipi i Kadri Veselit, u kundërshtuan fuqishëm nga prindërit e fëmijëve, të cilët në vend se ditën e parë ta prisnin me gëzim, u traumatizuan nga këtë bandit”, ka shtuar tutje Bahtiri në rrjetin social ‘Facebook’.

Bahtiri në këtë postim ka bashkangjitur një video nga ngjarja e sotme në hapjen e shkollës “Ismail Qemali” në lagjen Bair.

 

Në ditën e parë të fillimit të vitit të ri shkollor, sot isha në hapjen e shkollës "Ismail Qemaili" në lagjen Bair e cila sapo është ndërtuar dhe ka kushte bashkëkohore të punës.Mirëpo, një grup i militantëve të PDK-së që është udhëhequr nga Hylmi Veseli, djali i vëllaut të Kadri Veselit, kanë tentuar në mënyrë të dhunshme të më pengojnë në hapjen e shkollës, por që nuk i'a kanë arritur. Veselët nuk mund të më ndalin dot, ashtu siç nuk kanë mundur asnjëherë.E di që PDK-ja e ka përjetuar rëndë aderimin tim dhe degës së AKR-së në Lëvizjen Vetëvendosje, por askush në botë nuk mund të ma diktoj punën time dhe askush nuk mund të më frikësoj.Veprimet banditeskte të këtij grupi të vogël të udhëhequr nga nipi i Kadri Veselit, u kundërshtuan fuqishëm nga prindërit e fëmijëve, të cilët në vend se ditën e parë ta prisnin me gëzim, u traumatizuan nga këta banditë.Unë do ta vazhdoj rrugën time, pavarësisht sfidave që më dalin. Uraganin e fitores së 6 tetorit dhe bërjen e Albin Kurtit kryeministër nuk mund ta ndalë askush, sepse qytetarët e kanë kuptuar se vetëm ai mund ta ndalë krimin dhe korrupsonin.AB

Publiée par Agim Bahtiri sur Lundi 2 septembre 2019