U parandalua sulmi me bombë ndaj presidentit Erdogan?

Mediat turke kanë raportuar se një sulm me bombë ndaj presidentit Recep Tayyip Erdogan, është parandaluar të shtunën.

Siç shkruan mediumi ‘Hurryiet’, një mjet shpërthyes ishte vendosur nën makinën e një oficeri në detyrë në mitingun e presidentit Erdogan, në Siirt.

Sipas raportimeve, mjeti shpërthyes është vërejtur në momentin e fundit, ndërsa më pas është shkatërruar nga organet kompetente.

Sipas mediave, policia ka filluar hetimet për kapjen e të dyshuarve, ndërsa nënkryetari i partisë së Erdoganit, Hamza Dag, citohet të ketë thënë se synimi ka qenë sabotimi i mitingut të presidentit.