U ofroi ryshfet Policisë, arrestohet shtetasi Serbisë

Policia e Kosovës njofton se ka arrestuar një shtetas të Serbisë nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Dhënie e ryshfetit”.

Sipas raportit policor, i dyshuari ishte ndalur nga njësiti i Policisë në magjistralen Gjilan-Prishtinë, dhe gjatë kontrollimit të dokumente, u ka ofruar Policisë 20 euro ryshfet.

Policia thotë se paratë janë konfiskuar, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.