U mbajt konferenca lokale “Politikat e Energjisё sё Ripёrtёritshme nё Kosovё”

“BIRN Kosova”, nё partneritet me “CEE Bankwatch”, “ERA Group” dhe “TV Mrezha”, mbajtën konferencёn lokale “Politikat e Energjisё sё Ripёrtrishme nё Kosovё”.

Në konferencën e moderuar nga Jeta Xharra – drejtoreshё e “BIRN Kosova”, mbajtur më 28 qershor, ishin të pranishëm edhe Pippa Gallop – këshilltare e Energjisë në Ballkanin Perëndimor nga “CEE Bankwatch”, Jeta Statovci – deputete në Kuvendin e Kosovës dhe zëvëndëskryetare e parë e Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, Ymer Fejzullahu – udhëheqës i Departamentit për Tarifa dhe Çmime në Zyrën e Rregullatorit për Energji, Besiana Berisha – zyrtare e lartë nga Departamenti i Energjisë, Divizioni për Burime të Ripërtëritshme të Energjisë, Efiçiencës dhe Bashkëprodhimit, Dajana Berisha – bashkëthemeluese e ‘Konzorciumit për Zhvillim të Qëndrueshëm në Kosovë’ (KOSID) dhe, Trim Tërnava – CEO në ‘Jaha Solar Panel’ dhe konsulent i energjisë së ripërtëritshme.

Temat e trajtuara në konferencën e diskutimit ishin kryesisht të fokusuara në politikat e energjisë së ripërtëritshme në Kosovë dhe zhvillimin e ngadaltë të energjisë së gjelbër. Gjithashtu, panelistët ofruan njohuritë e tyre në ndikimin e sektorit të energjisë në mjedis dhe në mirëqenien e qytetarëve të Kosovës, si dhe rekomandime për politikat e ardhshme, të cilat do të ndihmojnë në integrimin e burimeve të ripërtëritshme në energjinë e Kosovës. Në fund të diskutimit, në mes të panelistëve, të pranishmit në audience paten rastin t’i adresojnë shqetësimet e tyre duke bërë pyetje dhe duke marrë pjesë në diskutim.

Kjo konferencë u organizua si pjesë e aktivitetit “Ditët e Energjisë së Gjelbër 2021”, aktivitet brenda projektit të financuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, “Evropianizimi i Agjendës Mjedisore të Kosovës”. “Ditët e Energjisë së Gjelbër”, do shtrijnë aktivitetin deri më 7 korrik 2021.

Ky botim është prodhuar me përkrahjen e Bashkimit Evropian. Përmbajtja e këtij botimi është përgjegjësi e BIRN-it dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si qëndrim i Bashkimit Evropian.