Foto: Ilustrim

U lirua nga burgu në Rumani, por nuk u kthye në Kosovë, familjarët lajmërojnë Policinë

Familjarët e kanë raportuar si të zhdukur anëtarin e tyre të familjes që kishte marrë rrugë nga Rumania për në Kosovë por që nuk është lajmëruar ende.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, një person i cili po kthehej në Kosovë nga Rumania, ku kishte mbajtur dënimin me burg sipas udhëzimeve të një fletë-arresti ndërkombëtar, është lajmëruar i zhdukur nga familjarët e tij.

Sipas familjarëve, viktima është lajmëruar për herë të fundit nga stacioni i trenit në Bukuresht nga ku edhe pritej të nisej për në Kosovë, mirëpo që atëherë ata nuk kanë pasur kontakt me të.

Policia e Kosovës ka njoftuar se rasti vazhdon të hetohet.