Foto: Ilustrim

U lëshonin mërgimtarëve teste false për COVID-19, arrestohen disa persona

Dy raste të falsifikimit të testeve për Covid-19 në Komunën e Prizrenit janë raportuar nga Policia e Kosovës.

Në rastin e parë, një person është arrestuar pasi që i njëjti në një agjension turistik ka lëshuar teste PCR-Covid-19 të falsifikuara për qytetarët që jetojnë jashtë Kosovës.

Gjatë kontrollit janë konfiskuar katër shtëpiza kompjuteri, një telefon, dhe gjashtë teste PCR të dyshuara për falsifikim.

Rasti tjetër vjen po ashtu nga komuna e Prizrenit, ku raportohet se dy persona, një burrë dhe një grua dyshohen po ashtu kanë lëshuar teste PCR të falsifikuara. Të dy personat janë arrestuar dhe pas një kontrolle janë konfiskuar pesë shtëpiza kompjuteri, tre telefona mobil, dhe katër teste PCR të dyshuara për falsifikim.

Me urdhër të Prokurorit të gjithë të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.