U lënduan nga mjetet pirotektike, tri gra kërkojnë ndihmë mjekësore

Tri gra kanë kërkuar trajtim mjekësor, si pasojë e plagëve që kishin pësuar nga mjetet piroteknike, të cilat ishin ndezur nga një burrë, në Suharekë.

Siç njofton Policia e Kosovës, më 27.12.2024, me vendim të Prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

“Viktimat pas trajtimit mjekësor janë liruar. I dyshuari është sjellë në Stacion dhe, pas inicimit të rastit, me vendim të Prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.” – thuhet në Raport.