U lëndua në derë të autobusit, policia po e heton rastin

Një rast i shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm është regjistruar dje në Prishtinë.

Sipas raportit policor, një grua ka raportuar se është lënduar deri sa ishte duke hyrë në autobus, përkatësisht në derë të autobusit.

Viktima ka marrë tretman të nevojshëm mjekësor.

Rasti është duke u hetuar.