U konstituua Këshilli Shtetëror i Cilësisë

Sot është mbajtur mbledhja e parë e Këshillit Shtetëror të Cilësisë pas votimit në Kuvendin e Kosovës.

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, tha se nuk do të lejohet asnjë ndikim në këtë Këshill dhe se do ta kenë përkrahjen e Qeverisë e Ministrisë.

Mbledhjen konstituive, ministrja Nagavci e drejtoi bazuar në rregulloren e KShC-së, Ligjin për Arsimin e Lartë dhe Udhëzimin Administrativ, sipas të cilit ministres së Arsimit i takon të marrë pjesë në mbledhjen e parë konstituive deri në momentin kur zgjedhet kryetari i Këshillit.

Anëtarët vendorë dhe ndërkombëtarë kanë prezantuar veten e tyre para anëtarëve të tjerë.

Procesi i zgjedhjes së anëtarëve të KSHC-së është monitoruar nga Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Hulumtuese (BIRN). Anëtarët e KSHC-së zgjedhen me mandat të caktuar pesëvjeçar.

Anëtarët vendorë janë: Hasnija Ilazi, Gëzim Tosuni, Seb Bytyçi, Krenare Pireva-Nuçi, Rozafa Koliqi dhe Dukagjin Zeka.

Ndërkaq, tre anëtarët ndërkombëtarë janë: Alison Felce, Cassie L. Bernhardt dhe Werner J. Stueber.