U gjuajtën me armë sa ishin në veturë, policia po heton tentim-vrasjen e rëndë në kryeqytet

Në orët e para të mëngjesit së të premtes, dyshohet se një veturë është sulmuar me armë zjarri.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Bajram Bahtiri” në kryeqytet.

Ankuesi ka raportuar në Polici se disa persona kishin shtënë me armë zjarri në drejtim të tyre dhe veturës së tyre.

Policia e Kosovës ka dal në vendin e ngjarjes dhe ka kuptuar se vetura e viktimës ishte qëlluar me një plumb.

Nuk është raportuar për ndonjë të arrestuar, ndërsa rasti vazhdon të jetë në hetim.