Foto: Ilustrim

U gjobit për mosrespektim të masave anti-COVID, arrestohet pasi i pengon policët

 

Policia ka arrestuar një person pasi i njëjti ka penguar zyrtarët policorë në shqiptimin e gjobës për mosrespektimin e masave për COVID-19.

Sipas raportit të policisë, i dyshuari në shenjë pakënaqësie, ka penguar zyrtarët duke i shtyrë me duar. Më pas zyrtarja policore ka pranuar tretman mjekësor.

Kurse i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Rasti ka ndodhur mbrëmë në Prishtinë.