Shiriti i Policisë, FOTO-Ilustrim

U gjet i vdekur rreth 2 km larg shtëpisë, policia nis hetimet

Një burrë është gjetur i vdekur dje në Novobërdë.

Policia ka informuar se viktima është gjetur pa shenja jete rreth 2 km larg shtëpisë së tij.

Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Ndërkohë, rasti është duke u hetuar.