U gjet i vdekur në shtëpinë e tij në Prishtinë, Policia jep detaje për rasti i 79-vjeçarit

Një burrë 79-vjeçar është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij në Prishtinë në mbrëmjen e 2 shkurtit nga ana e Policisë së Kosovës, të cilët ishin shoqëruar nga një e afërme e viktimës.

Fillimisht, kjo e fundit ishte ankuar në Polici se ka rreth një javë që nuk e kishte kontaktuar viktimës dhe se i njëjti nuk po lajmërohej në telefon.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

Policia ka treguar se viktima jetonte vetëm në shtëpinë e tij dhe në momentin kur është hapur dera ai është gjetur i shtrirë në tokë.

Vdekja e viktimës është konstatuar nga stafi mjekësor i Emergjencës.

Lidhur me rastin është thënë se është konsultuar edhe prokurori i shtetit, përderisa trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Rasti sipas raportit policor është duke u hetuar si “Hetim mbi vdekjen”.

Prishtinë, gjendet i vdekur në shtëpinë e tij një 79-vjeçar