U gjet i shtrirë në tokë, policia po heton vdekjen e një burri në Podujevë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është gjetur një person i moshës 65-70 vjeçare i shtrirë në tokë i cili ishte pa shenja jete.

Rasti ka ndodhur dje në Podujevë.

Vdekjen e viktimës  e ka konstatuar mjeku kujdestar.

Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet për obduksion në IML.

Sipas raportit policor, rasti është nën hetime.