Ilustrim

U gjenden 28 paketime me marihuanë, dy të dyshuarit lirohen në procedurë të rregullt

28 paketime të mbushura me substanca narkotike të llojit marihuanë me peshë totale 23.1 gram, janë gjetur tek dy persona të dyshuar.

Policia e Kosovës ka thënë se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Marin Barleti” në Vushtrri, dje rreth orës 11:25.

“Janë arrestuar dy të dyshuar pasi që në afërsi të tyre janë gjetur dhe konfiskuar 28 paketime të mbushura me substanca narkotike të llojit marihuanë me peshë totale 23.1 gram” – thuhet në njoftim.

Tutje është thënë se me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.