Durrës, Shqipëri. Foto: KALLXO.com

U fut në det për të shpëtuar të miturit, mbytet 18-vjeçari në Durrës

Një 18-vjeçar ka humbur jetën në plazhin e Durrësit.

Ai u fut të shpëtonte dy fëmijë të mitur që kishin qenë në rrezik, por fatkeqësisht nuk mundi të dilte vetë i gjallë.

Trupi u nxor i pajetë nga shërbimet e Policisë Kufitare.

Ndërkohë fëmijët u shpëtuan dhe janë shëndoshë e mirë./Euronews