Ilustrim

U dërgonte sms në orët e vona të natës, drejtori i shkollës ngacmoi seksualisht dy nxënëse në Pogradec

Policia ka arrestuar një 59 vjeçar në Pogradec, i cili dyshohet se ka ngacmuar seksualisht dy vajza të mitura.

Bëhet fjalë për shtetasin Adriatik Haxhillari, drejtor i shkollës 9 vjeçare të fshatit Stropckë.

Sipas informacioneve, ngacmimi ndaj minoreneve ka filluar disa javë më parë. Ka qenë policia e Pogradecit ajo që në bazë të informacioneve ka mundur të zbuloje në prani të psikologeve nga dy vajzat e mitura të cilat kanë pranuar se drejtori u ka bërë shenja gjatë mësimit.

Po ashtu, ai u ka dërguar sms ngacmuese në orët e natës. Vajzat e mitura nuk kanë treguar në familje dhe as kanë denoncuar, por policia ka mundur ti bindë për të treguar se çfarë kishte ndodhur. Pritet që autori të dalë para gjykatës ditët në vijim për të marrë masën e sigurisë për veprën penale “ngacmimi seksual”. Ndërkohë mësohet se drejtori është pezulluar nga puna.

Sipas të dhënave të tjerë mësohet se mesazhet e para janë parë nga vëllai i njërës prej vajzave, e cila i kishte prindërit në Greqi dhe shqetësohej me thirrje ne telefon në orën 23:00 të natës.

Më pas i vëllai i ka shkuar te takojë drejtorin dhe e ka goditur. Të nesërmen drejtori e ka thirrur për ti kërkuar ndjesë.

Drejtori i ngacmonte gocat në klasë duke iu bërë shenja, kafshime buze dhe ngacmime në oborr të shkollës.

Vajzat nuk e kanë pasur të regjistruar numrin me emër dhe kjo është në verifikim, por para psikologut kanë thënë se ishte drejtori. Koha e ngacmimeve ka zgjatur 3 javë deri në 1 muaj. Top Channel