Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

U.D i Klinikes Infektive në QKUK ka dhënë dorëheqje

Izet Sadiku nuk është më Ushtrues Detyre i drejtorit në Klinikën Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Ai ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar vetë Sadiku.

“Po kam dhënë dorëheqje më 21 maj. Unë e kam dorëzuar dorëheqjen time zyrtarisht më 21 maj. Arsyet e dorëheqjes janë personale. Në kohën kur është rritë numri i rasteve pozitive Klinika Infektive ka qenë pa drejtor dhe me menaxhmentin kam pas fol që derisa të kalohet kjo fazë do të jem U.D dhe tash e një muaj kemi raste shumë pak dhe kam tregu që po dorëhiqem”, tha ai për KALLXO.com.

Në lidhje me këtë rast KALLXO.com ka tentuar të flas me zëdhënësit e Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës por nuk ishin të qasshëm.

Kujtojmë se Izet Sadiku detyrën si U.D në Infektive e ka marrë në fillim të muajit mars.

Izet Sadiku nga LDK-ja caktohet ushtrues detyre i drejtorit të Klinikës Infektive