Shkumbin Ahmetxhekaj/ Facebook

U.D. i drejtorit të RTK-së: Nga marsi nuk do të ketë kontrata me shërbime në RTK

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të përgjithshëm të Radio Televizionit të Kosovës, Shkumbin Ahmetxhekaj ka raportuar sot para bordit.

Ahmetxhekaj ka thënë se pas datës 31 mars 2022 në RTK nuk do të ketë më kontrata me shërbime duke arsyetuar vazhdimin e kontratave për rreth 100 të punësuar në muajin janar.

“Një nga vendimet e para që unë kam marrë kanë qenë kontratat për shërbime. Është dashur të gjej një zgjidhje të shpejt dhe iu është vazhduar kontrata deri më 31 mars. Ky vendim ka qenë si masë urgjente dhe e kam bazuar edhe me zyrën ligjore. Kam dilemat e mia por që është dashtë me marrë masa. Prej 31 marsi nuk vazhdohen këto kontrata dhe nuk do të ketë më kontrata me shërbime”, tha ai.

Ai gjithashtu ka folur edhe rreth sistemimeve në RTK.

“Kemi vizituar njësitë e arkivave e cila ka 12 punëtorë por që jam i sigurt që ketë punë  do të mund t’a kryenin edhe gjysma e tyre. Ose në ‘Youtube’ janë 10 punëtorë, tre nga ta do të mund të sistemohen si montazherë. Në këtë fazë do të kemi pak nevojë për hapje të konkurseve”, tha ai.

“Nuk do të ketë avancime por vetëm risistetim. 30 euro maksimumi mund të jetë lëvizja në pagë kjo nuk i bie avancim. Janë lëvizje shumë të vogla që do të bëhen me pajtim të punëtorit. Me vullnet do ta bëjmë”, shtoi u.d. i drejtorit gjeneral.

Fatime Lumi, anëtare e bordit tha se në rast të rritje të pagës, nuk është risistem por avancim.

Ndërkaq Driton Hetemi tha se sjellja e një raporti do ta qartësonte çështjen.

Sindikata e Pavarur e RTK-së: Rreth 150 persona janë duke punuar pa kontrata pune