U.d. drejtori i RTK-së: Ka pasur raste kur politikanë dhe deputetë kanë punësuar familjarë në RTK

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të përgjithshëm të RTK-së, Shkumbin Ahmetxhekaj, bashkë me bordin është duke raportuar para Komisonit për Buxhet, Punë dhe Transfere.

Ahmetxhekaj në raportim e sipër tha se në RTK ka pasur shumë raste kur politikanë dhe ish-deputetë kanë punësuar familjarë të tyre në mediumin publik.

“Ka pas shumë raste kur politikanë dhe deputet kanë punësuar familjarë të tyre në RTK”, tha ai.

Ahmetxhekaj ka folur edhe rreth ndërprerjës së mbi 200 kontratave me sherbimë. I pyetur nga deputetët se a janë ndërprerë të gjitha, ai u përgjigj se janë dy të tilla që nuk janë ndërpreë.

“Bëhët fjalë për ikonat e RTK-së, Mustafë Muçaj dhe Fadile Kryeziu, të cilëve nuk iu është ndërprerë. Ata të dy janë në prag të pensionimit dhe janë figura të njohura. Nuk është e vërtetë që kanë pas paga të ndryshme, ata kanë pasur kontrata të negocioushme dhe nëse ndonjëri kish kërku pagë më të madhe, po besoj që ajo ish negociu. Këta asnjëherë nuk kanë pas kontrata të rregullta në RTK”, tha ai.

Ndërkaq, kryetari i bordit, Besnik Boletini, tha se me kontratat e reja dy moderatorët kanë pagë të njëtë.

Sa i përket kontratave me shërbime, Boletini tha se të gjitha ato kanë qenë pa procedura tenderuese.

RTK nuk do t’i vazhdojë kontratat me shërbime pas 31 marsit