FOTO FCB: Ekrem Hysenaj

U.d. drejtori i ri i ATK-së me 70 mijë euro borxhe

Nga sot në krye të Administratës Tatimore të Kosovës përkohësisht do të jetë Ekrem Hysenaj.

Ai u emërua ushtrues detyre i drejtorit të përgjithshëm të ATK-së me vendim të Qeverisë pak pas vendimit për shkarkimin e Ilir Murtezajt nga kjo pozitë.

Hysenaj para kësaj pozite mbante pozitën e drejtorit të Departamentit për Modernizim, Planifikim dhe Analizë në ATK.

Ai ishte edhe kryesues i grupit punues për hartimin e planit strategjik 2015-2020 të ATK-së.

Drejtori Hysenaj në Agjencinë Kundër Korrupsion ka deklaruar se ka pasuri në vlerë 291,500.00 euro.

Në këtë pasuri drejtori ka deklaruar se ka një shtëpi, një banesë, një tokë, një truall, një vend parking dhe një veturë.

Përpos pasurisë Hysenaj ka deklaruar se ka 70 mijë euro borxhe në bankë me rastin e blerjes së banesës.

Sot me vendim të Kryeministrit Hoti u shkarkua nga pozita drejtori i përgjithshëm i ATK-së Ilir Murtezaj.

Arsyet e shkarkimit nuk janë bërë publike në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.

Hoti shkarkon nga detyra edhe Drejtorin e Doganës dhe atë të ATK-së

.