Ilustrim - Foto: KALLXO.com

U arrestua për dhunë në familje, rezultoi si i kërkuar për vjedhje të rëndë

Policia e Kosovës ka njoftuar sot, më 09.08.2024, se kanë arrestuar në rajonin e Prishtinës një burrë në lidhje me një rast të dhunës në familje.

Mirëpo, i njëjti pas kryerjes së verifikimeve të nevojshme Policia tha se rezultoi të jetë në kërkim për vjedhje të rëndë, komfor një urdhër arresti ndërkombëtar.

Sipas Policisë, B. I., 31-vjeçar, pas arrestimit u procedua më tej.

Tutje u tha se ky arrestim nënvizon përkushtimin e Policisë së Kosovës për të respektuar sundimin e ligjit dhe për të siguruar që individët që kërkohen për vepra të rënda të sillen para drejtësisë, pavarësisht kufijve.