Twitteri në ankth, hakohen llogaritë e Joe Biden, Barack Obama, Bill Gates, Elon Musk e të tjerë

Gjatë mbrëmjes të së mërkurës Twitter-i është përballur me sulmin më të madh të hakerëve në historinë e tij.

  Sulmuesit kanë marrë kontrollin mbi llogaritë e figurave të shquara publike dhe kompanive të mëdha si Joe Biden (kandidat për President të ShBA-së)Barack Obama(ish-President i ShBA-së)Elon Musk (Pronar i Tesla-s)Bill Gates(Pronar i Microsoft)Jeff Bezos (Pronar i Amazon.com) Kanye West( këngëtar dhe kandidat për President të ShBA-së)AppleUber dhe disa kompani të mëdha të kryptovalutave. 

Në të gjitha llogaritë e hakuara sulmuesit kanë publikuar një shkrim ku thuhet se çdo kush që dërgon një shumë parash në një llogari të caktuar në formë te Bitcoin ajo shumë do t’iu kthehet në llogaritë e tyre e dyfishuar. 

Pak minuta pas publikimit të këtij mesazhi adresa e BitCoin e publikuar nga sulmuesit ka grumbulluar më shumë se 11 Bitcoins ( mbi 100,000 dollarë)

 Disa orë më vonë, Twitter është deklaruar dhe  ka konfirmuar se ka pasur një sulm. Kompania ka thënë se është duke marrë hapat e nevojshëm për të gjetur arsyen e këtij sulmi si dhe ka treguar se kanë bllokuar qasjen në llogaritë e sulmuara.

“Ne kemi ndërmarrë hapa të nevojshëm për të kufizuar qasjen në sistemet e brendshme ndërsa hetimi ynë po vazhdon. Do të ju mbajmë të informuar….”  

Për disa orë, të gjitha llogarive të verifikuara iu është bllokuar mundësia për të publikuar shkrime, më pas Twitter ka njoftuar se kjo ka qenë njëra ndër masat që kanë ndërmarrë për të parandaluar publikimin e tekstit të sulmuesve në llogari të tjera.