Vojisllav Sheshel | Foto: BETA

Twitter ia suspendon llogarinë Sheshelit

Rrjeti social Twitter e ka suspenduar llogarinë personale të liderit të radikalëve serbë, Vojislav Sheshel, raporton gazeta beogradase ‘Danas‘.

Llogaria e tij është suspenduar pasi shumë përdorues të këtij rrjeti e kanë raportuar atë për shkak të postimeve të fundit në të cilat ka sulmuar figura të shumta publike në Serbi dhe ka përdorur gjuhë të urrejtjes.

Në njoftimin që i është bërë thuhet se llogaria e tij është suspenduar për shkelje të rregullave të këtij rrjeti social.

Para suspendimit të llogarisë, Sheshel kishte shënjestruar në postimet e tij deputeten opozitare Marinika Tepiq dhe akademikun Dushan Teodoroviq, raporton N1.

Më herët ai kishte përdorur gjuhë fyese edhe ndaj gazetarit serb që vdiq javën e kaluar, Dragolub Zharkoviq dhe Nënkryetares së Partisë Popullore Serbe, Sand aRashkoviq- Iviq.

Pas vdekjes së Zharkoviqit, Sheshel kishte bërë një postim ku e kishte quajtur atë “tradhtar”.