Flamuri turk pranë urës së Bosforit. Foto: Wikipedia.

Turqia paralajmëron për mundësinë e bllokimit të qasjes në Detin e Zi për Marinën ruse

Turqia ka thënë se do të zbatojë kushtet e një marrëveshjeje ndërkombëtare që mund ta bëjë atë të bllokojë hyrjen në Detin e Zi për Marinën Ruse.

Sipas Konventës së Montreux të vitit 1936, Turqia ka kontroll mbi dy ngushticat që lidhin Detin e Zi, i cili ndodhet në bregun jugor të Ukrainës, me Mesdheun.

Konventa garanton kalimin e lirë të anijeve që i përkasin vendeve të Detit të Zi – si Rusia – në kohë paqeje, por i lejon Turqisë të mbyllë ngushticat për të gjitha anijet luftarake të huaja në kohë lufte ose nëse vetë Turqia kërcënohet.

Ministri i Jashtëm turk Mevlüt Çavuşoğlu tha më herët: “Kemi vendosur që situata në Ukrainë është kthyer në luftë. Ne do të zbatojmë në mënyrë transparente dispozitat e Montreaux.”

Turqia, e cila është një aleate e NATO-s, por është gjithashtu e varur nga Rusia për energjinë dhe turizmin, e kishte quajtur më parë sulmin e Rusisë të papranueshëm, por nuk e quajti situatën një luftë./BBC

Përgatiti: Arta Sopi