Turqia fillon ofensivën ushtarake në Siri
01.3.2020 - 12:36
Turqia po ndërmerr veprime të forta ushtarake kundër forcave të qeverisë siriane.
Në provincën Idlib, njësitë turke po fillojnë operacionin “Mburoja e pranverës”.
Ankaraja po i përgjigjet sulmeve ajrore nga ushtria Asad në të cilën u vranë 33 ushtarë turq, transmeton 21Media.
Turqia thotë se ka nisur një sulm ushtarak kundër ushtrisë siriane.
“Pas sulmeve ajrore ndaj ushtarëve turq në provincën veri-perëndimore turke të Idlib të enjten, operacioni “Mburoja e pranverës” po zhvillohet me sukses”, tha Ministri turk i Mbrojtjes Hulusi Akar në Ankara.
Sipas tij, Turqia nuk dëshiron një konfrontim me Rusinë. Qeveria në Moskë po ofron mbështetje ushtarake për sundimtarin sirian Bashar al-Asad./21Media