Turqia e shndërron aeroportin në spital

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan njoftoi të hënën natën se Aeroporti i vjetër Ataturk në Stamboll do të shndërrohet në  një spital fushor, për ta luftuar pandeminë COVID-19.  Qyteti më i madh i vendit është në epiqendrën e shpërthimit në vend, raporton Balkan Insight.

Një spital tjetër do të ndërtohet në rrethin e qytetit Sancaktepe dhe të dy spitalet do të kenë një kapacitet prej 1.000 shtretërish.

“Ne do t’i mbarojmë këto spitale brenda 45 ditësh dhe këto do t’i shërbejnë qytetarëve tanë,” shtoi Erdogan.