Turqia e Greqia regjistrojnë 14 viktima e mbi 500 të lënduar nga tërmeti

14 persona kanë mbetur të vdekur si pasojë e tërmetit që ndodhi gjatë ditës së sotme në Turqi dhe në Greqi.

Të dhënat zyrtare tregojnë se në Turqi janë shënuar 12 viktima ndërsa në Greqi dy.

CNN ka raportuar se në Turqi të paktën 20 ndërtesa në qytetin e Izmirit janë shkatërruar.

Tërmeti që ndodhi sot ishte me magnitudë 7.0 të ritaherit ndërsa ndërtesa të shumta u shembën dhe autoritetet policore janë duke kërkuar nën rrënoja për të shpëtuar apo nxjerrë personat e mbetur pas shembjes së ndërtesave.

Gjithashtu CNN ka raportuar se pas tërmetit të fuqishëm që ndodhi mesditën e sotme në Turqi, gjatë ditës janë shënuar edhe 100 lëkundje ndërsa operacionet e kërkimit dhe shpëtimit janë duke vazhduar edhe në këto minuta në 17 ndërtesa, katër prej të cilave janë shembur plotësisht.

Zyrtarisht janë bërë të ditura 12 viktima në Turqi ndërsa më shumë se 500 persona kërkuar ndihmë mjekësore për shkak të lëndimeve të marra, ka thënë Ministri i Mjedisit dhe Urbanizmit në Turqi, Murat Kurum.

Nga të lënduarit në Turqisë, pesë persona janë në kirurgji dhe tetë janë në kujdes intensiv. Dhjetëra persona u shpëtuan nga ekipet e shpëtimit duke përdorur edhe helikopterë për të kërkuar të mbijetuarit.

Në anën tjetër, tërmeti që ndodhi sot në ishullin Samos të Greqisë, ka shënuar dy viktima, dy adoleshentë ndërsa këtë e kishte konfirmuar edhe Ministria e Mbrojtjes Civile për CNN.

Trupat e viktimave në ishullin Samos janë nxjerrë nga rrënojat.

Përveç ndërtesave të cilat janë dëmtuar e shembur CNN ka raportuar edhe se disa qytete bregdetare janë përmbytur.

Në anën tjetër Presidenti ruk Rexhep Taip Erdogan në Twitter ka shkruar “Shërohu shpejt Izmir” duke shtuar se “Me të gjitha mjetet e shtetit tonë (Turqisë), ne jemi pranë qytetarëve tanë të prekur nga tërmeti. Ne morëm masa për të filluar punën e nevojshme në rajon me të gjitha institucionet dhe ministrat tanë përkatës”.

CNN ka raportuar edhe se Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka telefonuar Presidentit Erdoganin për ta ngushëlluar,  pasi që tërmeti goditi të dy vendet.

“Pavarësisht nga dallimet tona, këto janë raste kur njerëzit tanë duhet të qëndrojnë së bashku,” shkroi ai në Twitter.

Erdogan falenderoi Mitsotakis për ngushëllimet e tij dhe ofroi të njëjtën gjë Greqisë në Twitter. “Turqia gjithashtu është gjithmonë e gatshme të ndihmojë Greqinë të shërojë plagët e saj,” tha Erdogan, duke shtuar “se dy fqinjët që tregojnë solidaritet në kohë të vështira është më e vlefshme se shumë gjëra në jetë.”