6 shtetasit turq të deportuar nga Kosova për në Turqi

Turqia dënon me burg dy prej ‘gulenistëve’ të deportuar nga Kosova

Një gjykatë turke ka dënuar me burg 2 prej 6 shtetasve turq, të deportuar nga Kosova.

Osman Karakaya dhe Cihan Ozkan janë dënuar me nga 7 vjet e gjashtë muaj burgim.

Ata akuzoheshin se i përkisnin organizatës së hoxhës Fetullah Gulen, e cila nga Turqia është shpallur terroriste.

Siç njoftojnë mediat turke, të dënuarit kanë mohuar veprat për terrorizëm të cilat u vihen në barrë.

Cihan Ozkan citohet të ketë thënë në fjalën përfundimtare se i gjithë aktiviteti i tij në Kosovë ka qenë puna në një institucion arsimor, i cili, sipas tij, është vizituar edhe nga zyrtarë të lartë të Turqisë.

“Unë nuk jam një terrorist. Unë hedh poshtë të gjitha krimet që më janë atribuuar”, ka thënë Ozkan, raporton “Milliyet”.

Edhe i akuzuari tjetër Osman Karakaya ka hedhur poshtë pretendimet se i përket ndonjë organizate terroriste. Në fjalën përfundimtare edhe ai ka kërkuar lirimin e tij nga akuzat.

6 shtetas turq , të dyshuar si pjesëtarë të lëvizjes opozitare guleniste, janë deportuar në Turqi nga autoritetet e Kosovës në mars të vitit 2018.

Deportohen Pesë Turqit e Arrestuar në Kosovë

Cihan Ozkan, Kahraman Demirez, Hasan Husein Gunakan, Mustafa Erdem, Osman Karakaya dhe Jusuf Karabina, sipas Ankarasë zyrtare janë “anëtarë të lartë” të rrjetit të Gulenit.

Deportimi i tyre është përcjell me debate në Kosovës, me ç’rast ka pasur shkarkime në udhëheqjen e Policisë së Kosovës dhe AKI-së.

Lidhur me këtë rast ka debatuar edhe Kuvendi i Kosovës.

Sot Kuvendi debaton për deportimin e shtetasve turq

Ndërsa, një komision hetimor parlamentar ka marrë në pyetje drejtuesit më të lartë të institucioneve të implikuara në arrestimin dhe dëbimin e këtyre 6 shtetasve turq.