
Foto: VOA
Turqi, tifozët dhurojnë mijëra lodra për fëmijët e prekur nga tërmeti - VIDEO
28.2.2023 - 14:01
Tifozët dhurojnë mijëra lodra për fëmijët e prekur nga tërmeti në Turqi, gjatë një ndeshje futbolli në Stamboll të Turqisë midis klubeve Besiktas dhe Antalyaspor.
Ky është një organizim i tifozëve të klubit Besiktas, në kuadër të përpjekjeve për ndihmë.
Tërmetet e fuqishme, që filluan më 6 shkurt, kanë goditur Turqinë dhe Sirinë fqinje, duke shkaktuar vdekjen e më shumë se 50 mijë njerëzve./VOA