Turqi, rritet në 62 numri i të vdekurve nga tërmeti

Agjencia e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) ka njoftuar se numri i viktimave si pasojë e tërmetit në Turqi ka shkuar në 62, raporton Agjencia e Lajmeve Anadolu.

Aktivitetet e kërkimit dhe shpëtimit po vazhdojnë në provincën bregdetare të Izmirit.

Të premten Izmiri u trondit nga tërmeti 6.6 shkallë.

Agjencia e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) ka deklaruar që ka pasur 850 pas-tronditje, prej të cilave 40 më të forta se 4 ballë.

Mbi 890 njerëz janë lënduar nga tërmeti i së premtes.