Turqi, dënohet gylenisti i dëbuar nga Kosova gabimisht

Gjykata në Stamboll ka dënuar sot Hasan Hysein Gunakan me tetë vite e 1 muaj burgim, e 15 ditë për pjesëmarrje në grupin “FETO”, grup të cilin pushteti në Turqi e akuzon për puqin.

Hasan Hysein Gynakan ishte njëri nga gjashtë turqit e dëbuar me 29 mars të vitit 2018, nga Kosova për në Turqi si pjesë e një operacioni të fshehtë mes AKI-së dhe MIT-it turk.

Gazeta turke “Sabah” para pak orëve ka raportuar se vendimi i gjykatës është marrë pas hulumtimeve të bëra nga zyra e Prokurorit të Përgjithshëm, si dhe Organizata Kombëtare e Inteligjencës “MIT”.

Gjashtë turqit të deportuar marsin e kaluar kërkoheshin nga Ankaraja për dyshimin se kanë lidhje me lëvizjen e klerikut në mërgim Fethullah Gulen, të cilin Turqia e quan “Organizata Terroriste Fethullahiste” ose ‘FETO’ dhe fajëson për një grusht shteti të dështuar në vitin 2016.

Hasan Hysein Gunakan sipas raportit të ekspertit amerikan Tien Muma ishte depërtuar gabimisht nga Kosova për në Turqi, pasi që në listë figuronte një shtetas tjetër i Turqisë me emrin Hasan Hysein Demires.

KALLXO.com ka raportuar se Gunakan vazhdimisht kishte insistuar se ishte duke u dëbuar gabimisht, mirëpo ky insistim nuk ishte marrë parasysh.

Me dëbimin e gjashtë shtetasve turq institucionet kosovare, sipas ekspertit amerikan Muma kanë kryer hiq më pak se 31 shkelje.

Skandali: Eksperti amerikan konstaton se njëri nga turqit u ekstradua gabimisht