"Kallxo Përnime" për turizmin në Kosovë, Foto: KALLXO.com

Turizmi në Kosovë – LIVE

Në emisionin “Kallxo Përnime” po transmetohet debati për turizmin në Kosovë.

Ku janë vendet më të mira për tu vizituar në Kosovë?

Cila është oferta për turistët?

Ku mundet diaspora t’i kalojë pushimet e tyre?

Të ftuar përballë Jeta Xharrës për të folur për potencialin dhe sfidat e turizmit në Kosovë janë: Ruzhdi Kurtishaj – kryetar i Shoqatës së Transportit Rrugor të Udhëtarëve, Arian Vranica nga Shoqata e Gastronomëve të Kosovës, Hysen Sogojeva – kryetar i Odës së Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës dhe Zekë Ceku – ekspert i turizmit.

Emisioni po transmetohet në KALLXO.com në Facebook dhe në RTV Dukagjini.