Kanali Ibër-Lepenc | Foto: Ndërmarrja Hidroekonomike "Ibër-Lepenc"

Turbullirë e ujit në kanalin e Ibër Lepencit, ndërpritet furnizimi në disa zona të rajonit të Prishtinës

Kompania Rajonale e Ujësjellësit (KRU) Prishtina ka njoftuar për ndërprerjen ujit të pijes në Fushë Kosovë në lagjen “Kalabria”, në një pjesë të Prishtinës, Drenasit dhe Obiliqit për shkak të turbullimit të ujërave në kanalin Ibër të Lepencit.

Sipas tyre reshjet e dendura të shiut më së shumti kanë rritur rrjedhat sipërfaqësore në zonat fushore të cilat kanë përfunduar në Ibër të Lepenci duke bërë të pamundur trajtimin e ujit për pije.

“Përveç ndërprerjes së detyrueshme të furnizimit me ujë të pijshëm për këto zona, në momentin që kushtet lejojnë që uji të trajtohet dhe të garantohet cilësia e duhur pas trajtimit, ne do e rikthejmë gjendjen normale me trajtim dhe furnizim”- thuhet në njoftimin e KRU Prishtinës.

Po ashtu bën të ditur që pjesa dërrmuese e konsumatorëve në Fushë Kosovë kanë siguruar rezerva.