K.R.U. Gjakova. Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Turbullira të ujit në zonën e 'Rekës së Keqe' në Gjakovë

Në zonën e ‘Rekës së Keqe’ në Gjakovë janë paraqitur turbullira në furnizim me ujë të pijes.

Kështu ka njoftuar sot KRU “Gjakova”, e cila ka sugjeruar që në atë zonë uji të mos konsumohet, por të përdoret vetëm për pastrim, deri në një lajmërim tjetër.

“Turbullira në furnizim me ujë të pijes janë shfaqur në burimin e ujit të “Bjeshkës Babaj Bokës” nga ku furnizohen konsumatorët e zonës” – thuhet në njoftim.

Këto turbullira janë shkaktuar prej reshjeve të vazhdueshme.